Merko nuk ka bashkëpunuar me Gruevskin

Kryetari i Komunës së Strugës dhe ai i Ohrit, nuk bashkëpunojnë me qeverinë dhe nga ky fakt më shumë vuajn qytetarët, deklaroi  mbrëmë në Shkup, kryeministëri i Maqedonisë Nikolla Gruevski gjatë Konferencës vjetore të Unionit të Forcave të Reja të VMRO-DPMNE-së.

Ai përveç Komunës së Strugës, dhe Ohrit jo bashkëpunues me qeverin e tij e përkufizoi dhe atë të Karposhit dhe Kumanovës. ’’Është për të ardhur keq se disa kryetarë komunash refuzojnë të bashkëpunojnë, dhe qëllimi final i tyre është të jenë gjithmonë në konflikt me qeverinë”, theksoi Gruevski./Portalb

Lajme të ngjashme

Back to top button