Për të nxitur aktivitetin e trurit pini çaj të zi

Nëse keni probleme me kujtesën, përqëndrimin ose thjesht dëshironi të jeni më produktiv në punë, zgjidhja mund të jetë në një filxhan çaj, shkruan Panacea.

Nëse keni probleme me kujtesën, përqëndrimin ose thjesht dëshironi të jeni më produktiv në punë, zgjidhja mund të jetë në një filxhan çaj. Çaji, jo vetëm që është pije e pazëvendësueshme që freskon dhe hidraton dhe ndihmon gjatë ftohjeve ose gripit, gjithashtu mund të kontribuojë në forcimin e koncentrimit, pasiqë një dozë e kafeinës stimulon aktivitetin e trurit, hidratimi siguron furnizim të mirë të gjakut në tru, ndërsa disa bimë e rrisin qarkullimin gjë që ndikon pozitivisht në përqendrim dhe humor.

Çaji i zi

Ky çaj ka një dozë të lartë kafeine, por ndryshe nga kafja, kafeina në çajin e zi lirohet në mënyrë graduale dhe ngadalë. Kjo stimulon aktivitetin e trurit, ndërsa pengohen ngritjet dhe rëniet e papritura. Është mirë që në çajin e zi të shtoni sheqer ose mjaltë, por jo dhe qumësht, sepse e ngadalëson metabolizmin.

Çaj xhenxhefili, xhensen dhe ginkgo biloba

Këto çajra kanë fuqinë e zgjimit të energjisë, ndërsa xhenseni dhe ginkgo biloba veprojnë mirë ndaj qarkullimit. Nëse konsumohen rregullisht ata mund të forcojnë koncentrimin. Është mirë të dini se, edhe hidratimi ndikon pozitivisht në aktivitetin e trurit, pasiqë nëse nuk pini mjaftueshëm lëngje, do ta keni të vështirë të përqëndroheni, mirëpo nëse jeni të dehidruar, do të jeni të ngadalshëm dhe dembel.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button