Tetovë, fillon Scardina Fest

Sonte me fillim në ora 19 ne Galerinë e Arteve në Tetovë, me hapjen e ekspozitës personale të Zarije Amdiut “Pasqyre e pikturuar e një hapësire ezoterike” do të bëhet hapja solemne e festivalit Scardina Fest -Ditët e Kulturës në Tetovë.

Festivali organizohet për të dytën herë falë angazhimit vullnetar të Qendrës Loja, organizatë qytetare me eksperiencë shumëvjeçare në organizimin e aktiviteteve të këtij lloji, dhe është evenimenti i vetëm kulturor i këtij lloji në pjesën perëndimore të Maqedonisë.

Për realizim të manifestimit kontribuojnë edhe institucionet kulturore nga ky qytet.

Në këtë manifestim që do të zgjasë gjer më 10 tetor, në lokacione të ndryshme të qytetit rrëzë malit Sharr do të zhvillohen aktivitete të ndryshme artistike, si projektim filmash, ekspozita, performanca, koncerte, instalacione, debate etj. 

Dita e dytë e festivalit vazhdon me debat me aktorë kyç në jetën kulturore, mbi temën “Jeta kulturore në qytetin e Tetovës”.

Dita e tretë na kthen sërish në Galerinë e Arteve me një performancë më ndryshe edhe atë me “Natën e poezive”, ku do të lexohen poezi nga poet lokal dhe regjional. Data e 5 tetorit fillon me punëtori kreative për fëmijë, me saktësisht punëtori për pikturim dhe përfundon me muzikë kamertale nga artistë të rinjtë. Më pastaj ditët në vijim vazhdohet me projektim filmash , duke filluar nga projektimi i filmave të shkurtër prodhim i Qendrës LOJA dhe prezantim i videove nga koleksioni i Goethe – në Muzeun e Partisë Komuniste.

Nga date  8  tetor do te behet  hapja e “Festivalit të filmit të ri gjerman”, në Qendrën e Kulturës të Tetovës, me projektim filmash , prodhime të fundit gjermane dhe do zgjas deri më 10 tetor.  Ky eveniment organizohet në përkujdesjen e Ambasadës se Republikës Federal të Gjermanisë.

Festivali do të përfundojë me Ditën e Filmit te ri Gjerman./Portalb

Lajme të ngjashme

Back to top button