Edhe Struga në stilin e Tetovës, me unaza në rrugë

Më në fund, andrallave të shoferëve në hyrje të Strugës te kryqëzimi i magjistrales që të shpien në drejtim të Ohrit, Qafë Thanës dhe Dibrës do t’u vijë fundi, paralajmërojnë nga pushteti vendor i Strugës.

Ramiz Merko, kryetar i komunës së Strugës konfirmon se pas gjashtë vitesh kërkesa të përsëritura ka ardhur pëlqimi nga Agjensioni për Rrugë Magjistrale për zëvendësimin e semaforëve në këtë kryqëzim. Ky pëlqim, sipas Merkos, i lenë dorë të lirë Komunës për të ndërhyrë dhe për të ndërtuar një rreth, në vend të semaforëve të cilët edhe ashtu nuk ishin funksional gati se asnjëherë.

Ky investim pritet të sjellë lehtësimin e komunikacionit dhe të reduktojë në  minimum aksidentet e trafikut që ndodhnin në këtë nyje komunikuese.

“Përveç në ndërtimin e rrethit, ne do të zgjerojmë rrugën hyrëse me katër korsi, dy hyrëse dhe dy dalëse me të gjithë infrastrukturën e nevojshme”, sqaron Merko./Portalb

Lajme të ngjashme

Back to top button