Nesër bëhet inagurimi i Pendarovskit për President të RMV, sot në KSHZ e mori vërtetimin

Inagurimi i Stevo Pendarovski për President i shtetit do të mbahet nesër (e diel) në orën 12. Një deri në dy orë më vonë pritet që në rezidencën presidenciale të presidentit në largim, Gjorge Ivanov të ia dorëzon detyrën Pendarovskit, i cili në praktikë në mesnatë mes 12 dhe 13 maj, do të fillojnë të zbatojë funksionin e presidentit, pasi në zgjedhjet e 5 majit, ai doli fitues.

Komisioni Shtetëror i Zgjedhjeve në seancën e sotme e aprovoi konstatimin për publikimin e rezultateve përfundimtare të raundit të dytë të zgjedhjeve presidenciale, sipas së cilit president i Republikës së Maqedonisë së Veriut është zgjedhur, Stevo Pendarovski.

Sipas të dhënave të KSHZ-së, nga 1.808.131 votuesit e regjistruar, në votime kanë dalë 843.508 qytetarë apo 46,65 për qind. Prej tyre për Pendarovskin kanë votuar 435.656 qytetarë ndërsa për Gordana Siljanovska Davkovën 377.446.

“Sipas kësaj, president i Republikës është zgjedhur Stevo Pendarovski i cili e fitoi shumicën e votave të qytetarëve të cilët kanë votuar”, tha kryetari i KSHZ-së, Oliver Derkovski.

Pendarovski: Revanshizmi politik duhet të jetë e kaluar në këtë vend.

Për nënshkrimin e ligjeve të cilat nuk i nënshkroi presidenti i deritanishëm, Gjorge Ivanov do të konsultohet ekipi i tij juridik të cilin do ta ekipojë javën e ardhshme. Pendarovski se do të marrë pjesë në reformat për shërbimet për zbulim të cilat janë nën kompetencën e presidentit.
Revanshizëm politik, tha, nuk do të ketë, as në institucionet nën kompetencat e presidentit, as në kabinetin presidencial. Të gjithë të cilët kanë punuar me profesionalizëm, siç potencoi, do të vazhdojnë të punojnë ndërsa gjithsecili që e ka shkelur ligjin duhet të përgjigjet para ligjit.

“Për herë të parë nga vitet e nëntëdhjeta e këtej të gjithë pjesëmarrësit në procesin zgjedhor e pranuan rezultatin zgjedhor. Kjo ndodh pas 25 vitesh dhe është rekomandim jashtëzakonisht i mirë për ne si shtet në vigjilje të samitit të qershorit të BE-së. Pas shumë dekadash shteti tregoi se mund të sillet në mënyrë evropiane dhe institucionet të jenë profesionale dhe jopartiake”, tha Pendarovski.

Ai paralajmëroi se në themel do të bëjë reforma në shërbimet e sigurisë të cilat janë nën kompetencat e tij, keqpërdorimet e së cilave kanë qenë edhe arsyet më të mëdha për krizën e thellë politike për vitin 2015. Në këtë drejtim, shtoi, tashmë është bërë mjaft, si ndarjen e Drejtorisë së Pestë dhe formimin e ATO, ndërsa do të punohet edhe në ndarjen e DSK dhe në koordinimin midis të gjitha shërbimeve.

“Kam për qëllim të bëjë reforma në themel në këto shërbime pasi shumë segmente të rëndësishme akoma janë të pareformuara”, tha Pendarovski duke iu përgjigjur pyetjes së gazetarëve për atë se çfarë do të ndodh me personat nga Agjencia për Zbulim të cilët kanë qenë të involvuar në disa ngjarje famëkeqe.

Në inaugurimin e Pendarovskit deri tani është konfirmuar prezenca e presidentëve Radev, Meta dhe Thaçi

Në deklaratën për MIA, kryetari i Kuvendit, Talat Xhaferi ka thënë se konfirmim deri tani se do të merr pjesë në inaugurimin e Pendarovskit kanë arrit nga presidenti bullgar Rumen Radev, nga ai shqiptar Ilir Meta dhe nga presidenti kosovar Hashim Thaçi. Të pranishëm do të jenë edhe zëvendëskryeministri i Turqisë dhe delegacion i Sllovenisë, ku poashtu pritet përgjigje nëse delegacionin e tyre do ta udhëheq personalisht Borut Pahor.

LEXO: Numërimi 100% i votave nga KSHZ, fitoi kandidati i LSDM-së, Stevo Pendarovski (Infografik)

LEXO: Komunat shqiptare në rrethin e dytë të zgjedhjeve presidenciale kanë votuar në këtë mënyrë

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button