KEK-ut i anulohet kontrata për blerjen e dritave

Korporatës Energjetike të Kosovës (KEK) i është anuluar dhënia e kontratës për blerjen e dritave.

Organi Shqyrtues i Prokurimit (OSHP) ka konstatuar shkelje ligjore në këtë aktivitet të prokurimit, shkruan sot Koha Ditore.

Ky organ ka vërtetuar se ekzaminimi, vlerësimi dhe krahasimi i tenderëve nuk ka qenë në përputhje ligjore në tenderin me titull “Furnizim me reflektorë Led”.

Në arsyetimin e këtij vendimi shihet se janë pranuar si të bazuar disa nga pretendimet e operatorit ekonomik ankues “Etiani” Sh.p.k.-Istog.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button