Kosovë, Plani për konsensus

Bllokada e reformës kushtetuese dhe zgjedhore ka shtruar nevojën e arritjes së një konsensusi mes PDK-së, LDK-së dhe AKR-së.

Burime të “Expressit” thonë se po punohet në aranzhimin e një takimi mes Hashim Thaçit, Isa Mustafës dhe Behgjet Pacollit. Në tryezë, janë disa opsione për zhbllokimin e situatës.

Krerët politikë të vendit po mendojnë për gjetjen e një konsensusi, pas bllokadës që Lidhja Demokratike e Kosovës i bëri procesit të reformës kushtetuese dhe asaj zgjedhore.

Burime të “Expressit” thonë se mënyra më e mirë për gjetjen e çelësit të krizës janë takimet direkte të tre liderëve që nënshkruan Marrëveshjen e Prillit, Thaçi-Mustafa-Pacolli, marrëveshje kjo që solli Atifete Jahjagën në Presidencë dhe që nisi diskutimet parlamentare për ndryshimin e Kushtetutës dhe Ligjit Zgjedhor.

“Po mendohet të gjendet sa më parë një zgjidhje ngase reformat duhet të përfundojnë sa më parë. Për këtë ka edhe presione ndërkombëtare”, ka thënë burime i gazetës./portalb/

Lajme të ngjashme

Back to top button