Bejta: Rufi Osmani eja në debat

Vazhdoj ta mbaj të njëjtin qëndrim për atë që pata deklaruar para disa ditëve se jam i gatshëm për debat publik me Kryetarin e Komunës së Gostivarit. Kështu shkruhet në reagimin e ministrit për vetëqeverisje lokale Nevzat Bejta pas akuzave të kryetarit të komunës së Gostivarit për rastin Lovec.

“Nevzat Bejta është i gatshëm që të ballafaqohet në debat televiziv për të dëshmuar të vërtetën rreth rastit në fjalë dhe jo të mbajë konferenca për shtyp duke treguar përralla, të pavërteta dhe të manipulojë opinionin e Gostivarit, ashtu siç e bëjnë vazhdimisht udhëheqësit aktual të kësaj komune”, thuhet në komunikatën e Bejtës.

Duke theksuar se qytetarët e Gostivarit duhet të dinë të vërtetën se çfarë është bërë gjatë kësaj periudhe me sferën e urbanizimit në këtë qytet, Bejta fton Osmanin në debat.

“Le të shohim se sa do vlejnë përrallat dhe kronologjitë e udhëheqësisë aktuale. Për hir të së vërtetës më duhet që të rikujtoj opinion për qëndrimin e para një jave lidhur për objektin “Lovec”, se për këtë objekt është marr leje ndërtimi nga unë, për bodrum dhe P+2. Ajo pjesë që është nënshkruar nga Nevzat Bejta nuk guxon askush ta preke” thuhet në komunikatën e Bejtës./Portalb

Lajme të ngjashme

Back to top button