U konfiskuan 67 kilogramë marihuanë në Rahovec, u arrestua një person

Sot rreth orës 14:00, policia me të marrë informatën se një person në Rahovec ka në posedim sasi të substancave narkotike ka bastisur një shtëpi.

Nga realizimi i këtij operacioni kontrolli dhe bastisjeje ka rezultuar me gjetjen dhe konfiskimin e tri (3) çantave/paketimeve najloni, me ngjyrë të zezë të mbushura me substancë në formë bari ngjyrë e gjelbër, e dyshuar si substancë narkotike e llojit Marihuanë dhe pesha e tyre ka rezultuar të jetë 67 kilogram”, thuhet në kumtesën e policisë, transmeton Klan Kosova.

Njësitet kompetente policore, përfshirë edhe ato të krimteknikës thuhet se kanë kryer procedurat e nevojshme në vendin e ngjarjes  për sigurimin e dëshmive materiale  ku është arritur të arrestohet një person, i cili me urdhër të prokurorit është dërguar në mbajtje.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button