Haradinaj: Ideja e ndryshimit të kufijve do t’i varrosë politikisht ata që e ndjekin

Kryeministri Ramush Haradinaj duke komentuar ardhjen e gjeneralit amerikan Timothy Orr në Kosovë ka thënë se marrëdhëniet mes Kosovës dhe SHBA-së nuk kanë qenë kurrë më të mira.

“Ne asnjëherë nuk kemi pasë lëkundje në marrëdhëniet me Amerikën. Janë çështje të etapave kohore – vendimi i gjeneralit Timothy Orr për ardhjen është po ashtu çështje kohe”.

“Kemi qenë në këtë sallë kur kam thënë që marrëdhëniet me Amerikën nuk do të dobësohen, por do të forcohen”.

“Marrëdhëniet mes Kosovës dhe Amerikës nuk kanë qenë asnjëherë më të mira në historinë e marrëdhënieve Kosovë-SHBA. Ne punojmë dhe bashkëpunojmë në fushën e sigurisë, ekonomisë, politikës dhe të tjera”.

“Gjenerali Orr është vërtetë një mik i Kosovës. Ai që tetë vjet është në shërbim të bilaterales Kosovë – Gardë Kombëtare e Iowas në përkrahje të FSK-së, por jo vetëm FSK-së”.

Haradinaj në konferencën për media pas mbledhjes së Qeverisë ka folur edhe për idenë e përfolur të ndryshimit të mundshëm të kufijve mes Serbisë dhe Kosovës, njofton Klan Kosova.

“Ideja e kufijve e [Aleksandar] Vuçiqit, e [Ivica] Daçiqit dhe kushdo qofshin ata është që një shekull. Që një shekull, serbët gatuajnë në kuzhinat e veta ide për ndarje të tokave shqiptare”.

“Është një brez tjetër dhe besoj që ata e kanë marrë vesh – nuk mund t’i ndajë më askush tokat e shqiptarëve”.

“Ata mund të bëjnë fqinjësi me shqiptarët nëse duan, por nuk mund të lëvizin më kufijtë në Ballkan sepse kjo kohë ka perënduar”.

“Do të varrosen keq politikisht krejt ata që shkojnë kësaj rruge – rrugës së ndryshimit të kufijve”.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button