Vrasja në Gostivar, familjarët me apel për ndihmë nga ministri Bexheti

Familjarët e  dy të rinjëve të Gostivarit viktima të policisë së Maqedonisë, thonë se nuk njohin mirë procedurat juridike që të vazhdojnë të kërkojnë drejtësinë nëpër gjykatat e vendit, edhe pse të njëjtat ua zvarrisin të njëjtën procedurë. 

Haqif Shehapi, njëri familjar i Besnik Shehapit, njërit nga të vrarët, thotë se kanë angazhuar avokat mbrojtës dhe se ai merret me gjithë rastin, ata thonë se do të presin deri në ditën e radhës e cila është caktuar për gjykim, pastaj do të ankohen tek ministri.

“Ne nuk i dimë procedurat e gjykatës e as ato juridike. Ne kemi angazhuar një avokat, dhe çfarë na thotë ai veprojmë në atë mënyrë. Do të presim edhe datën tjetër me 18 nëntor për kur është caktuar seanca e radhës, dhe ndoshta pastaj në rast se sërish polici vrasës nuk paraqitet në Gjyq, do të drejtohemi tek ministri i drejtësisë dhe do të shohim se çfarë ndodh dhe kur do të zbardhet rasti ynë” tha Shehapi.

Vrasja e Besnik Shehapit dhe Imran Mehmedit nga Gostivari ka ndodhur në muajin shkurt, veprën penale vrasje e ka kryer pjesëtari i policisë Jakim Trifunovski.

Ndërkohë, ditë më parë i pyetur nga Portalb, për rastin në fjalë ministri i drejtësisë Blerim Bexheti, ka bërë thirrje që të gjitha palët e dëmtuara të cilëve rastet e tyre gjyqësore u prolongohen dhe nuk u zbardhen me kohë, mund të drejtohen direkt edhe në Ministrinë e drejtësisë apo edhe organet tjera kompetente me një ankesë organet do të shqyrtojnë se përse Gjyqi ua vonon apo zvarrit procedurat/Portalb

Lajme të ngjashme

Back to top button