MPB: Prej sot, dënime për gjithë shoferët që vozisin me leje të vjetra

Të gjithë ata shoferë të cilën nuk kanë ndërruar patentën e shoferit nga forma e vjetër në atë të re elektronike, prej sot mund të dënohen nga ana e policisë së trafikut.

Siç njoftojnë nga Ministria për punë të brendshme, dënimet sillen prej 45 euro ose 25 poenë dënuese.

Gjithashtu bëhet e ditur se dënim nuk do të paguajnë gjithë ata qytetarë të cilët kanë filluar procedurën e ndryshimin e të lejes së vozitjes dhe që e njëjta akoma nuk është gati.

“Në rast se sot paraqiteni dhe caktoni termin për tu fotografuar në telefonin pa pagesë 0800 192 92 në MPB, radha për fotografim do ju vjen në fillim të vitit 2013” njoftojnë nga zyra për marrëdhënie me opinion në MPB.

Nxjerrja e dokumentit të ri me procedurë të rregullt kushton 600 derisa me procedurë të përshpejtuar 1150 denarë./Portalb

Lajme të ngjashme

Back to top button