Poposki për vizitë në Finlandë

Ministri i Punëve të Jashtme Nikolla Poposki sot do të qëndrojë për vizitë në Finlandë, informojnë nga Ministria e Punëve të Jashtme.

Në kuadër të vizitës, ministri Poposki do të realizojë takime me nikoqirin e vet, ministin e Punëve të Jashtme të Finlandës Erki Tuomioja, në të cilën pritet të shkëmbehen mendime për marrëdhëniet politike ekonomike, si dhe për bashkëpunimin mes dy vendeve gjatë procesit të integrimit të Maqedonisë në Bashkimin Evropian.

Krahas takimit me nikoqirin e vet, ministri Poposki, do të takohet edhe me kryeparlamentarin e Republikës së Finlandës Ero Heinoluoma, si dhe me personalitete tjera të jetës publike dhe politike të Finlandës.

Gjatë vizitës njëditore në Helsinki, Poposki, do të mbajë ligjeratë në Aleksanteri Institurte, pranë Universitetit në Helsinki. /portalb/

Lajme të ngjashme

Back to top button