Shumë punë për të zgjedhurit e popullit

Në Kuvend sot seanca do të mbajnë Komisioni për punë dhe politikë sociale dhe Komisioni legjislativ juridik.

Në rend dite të kësaj vazhdimësie me procedurë të shkurtër janë propozim ligjet për ndryshimet dhe plotësimet e ligjit për zonat zhvillimore teknologjike dhe të ligjit për bujqësi dhe zhvillim rural. Ndryshimet dhe plotësimet e ligjit për bujqësi dhe zhvillim rural janë parashtruar nga shumica parlamentare.

Komisioni për punë dhe politikë sociale duhet të mbajë vazhdim të ri të seancës në të cilën debatohet për propozim ligjin për të drejtat e posaçme të pjestarëve të forcave të sigurisë të Republikës së Maqedonisë dhe të anëtarëve të familjeve të tyre, në leximin e parë.
Komisioni legjislativ juridik në vazhdimin e seancës së 56-të do të debatojë për propozim ligjin për entin gjeologjik të Republikës së Maqedonisë, propozim ligjin për ndryshimin dhe plotësimin e ligjit për veprimtari hotelerike dhe propozim ligjin për lëndët e para minerale, të gjitha në leximin e dytë.

Në vazhdimin e dytë të kësaj seance janë edhe propozim ligji për veprimtari të huaj informative në Republikën e Maqedonisë, propozim ligjin për sigurim vullnetar shëndetësor dhe propozim ligjin për shndërrimin e kërkesave në Republikën e Maqedonisë në bazë të tatimit të fitimit, tatimit personal të të ardhurave dhe obligimeve të paguara ndaj kreditorëve të huaj në investim të përhershëm në NP “Infrastruktura” Shkup, në leximin e parë. /portalb/

Lajme të ngjashme

Back to top button