Martohet Anne Hathaway

Anne Hathaway është martuar me Adam Shulman pas një viti fejesë. Aktorja hollivudiane ka kryer celebrimin në Kaliforni të Shteteve të Bashkuara të Amerikës.

Sipas people.com, 29-vjeçarja ka thënë “PO” në prani të rreth 100 personave të ftuar në dasmë. Anne e ka mbajtur sekret martesën e saj dhe ka deklaruar më parë se nuk do të martohej para vitit 2013 për shkak të impenjimeve profesionale.

Aktorja deklaronte pak kohë më parë për revistën ‘Hello’: “Do të martohem nga viti i ardhshëm. Jo këtë vit sepse jam e zënë me dy filma të rëndësishëm”./Portalb

Lajme të ngjashme

Back to top button