Vezët e thëllëzës, katër herë më shumë vlera se ato të pulës

Vezët e thëllëzës apo shkurtëzës janë tepër të shëndetshme dhe ushqyese për organizmin. Ato janë më të vogla se vezët e pulës apo të rosës, shkruan Mapo.al. 

E verdha e këtyre vezëve është shumë herë më e ndezur dhe më e madhe në krahasim me të bardhën.

Ndonëse ky aspekt i bën këto vezë jo të mira për njerëzit që kanë nivele të larta të kolesterolit, ato konsiderohen përgjithësisht të shëndetshme.

Këto vezë i gjeni në tregjet e fshatarëve ose në supermarkete.

Vlerat shëndetësore të vezëve të thëllëzës

Shikimi

Sipas të dhënave, vezët e thëllëzës përmbajnë sasi të larta të vitaminës A e cila përmirëson shikimin. Antioksidantët parandalojnë formimin e perdes së syrit.

Kolesteroli

Siç e thamë më lart, këto vezë nuk rekomandohen për njerëz që kanë tashmë një nivel të lartë të kolesterolit. Por njerëzit që nuk e kanë këtë problem, mund të konsumojnë vezët e thëllëzës sepse përbërësit e saj pasurojnë kolesterolin e mirë.

Tensioni i gjakut

Vezët e thëllëzës përmbajnë kalium që ul tensionin e gjakut.

Sipas informacioneve, ky mineral shërben për zgjerimin e enëve të gjakut.

Vezët për detoksifikim

Studimet kanë treguar se konsumi i vezëve të thëllëzës ndihmon në eliminimin e toksinave nga gjaku dhe zvogëlimin e gurëve në veshka dhe në tëmth.

Sëmundjet kronike

Antioksidantët tek vezët e thëllëzës luftojnë radikalet e lira që shkaktojnë sëmundje kronike. Vezët e thëllëzës përmbajnë sasi domethënëse të vitaminës C dhe asaj A që neutralizojnë radikalet e lira dhe mbrojnë shëndetin.

Alergjitë

Vezët e thëllëzës përmbajnë një lloj proteine që në trup lufton simptomat e alergjive. Ndaj nëse vuani nga inflamacioni apo reagime alergjike, vezët e thëllëzës ju vijnë në ndihmë.

Metabolizmi

Vitamina B tek vezët e thëllëzës përmirësojnë metabolizmin dhe hormonet, tregojnë të dhënat.

Duke u dhënë shtysë shumë prej proceseve të organizmit, këto vezë janë shumë të shëndetshme dhe të shijshme.

Ndryshimi mes vezëve të thëllëzës dhe pulës

Vlera ushqyese e vezëve të thëllëzës është 3-4 herë më e lartë se vezët e pulës.

Ato përmbajnë 13 për qind proteinë, ose 2 për qind më shumë se vezët e pulës.

Vezët e thëllëzës përmbajnë 140 mcg vitaminë B1 ndërsa vezët e pulës përmbajnë 50 mcg vitaminë B.

Ato përmbajnë dyfishin e vitaminave A dhe B2 dhe pesëfishin e hekurit dhe kaliumit në krahasim me vezët e pulës./mapo

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button