RDK: Shqiptarët në Kumanovë injorohen në gjitha sferat

RDK Dega në Kumanovë reagon ndaj faqes zyrtare të Komunës së Kumanovës e cila është vetëm në gjuhën maqedonase, ndërsa ka një kohë të gjatë që gjuha shqipe mungon në faqen zyrtare edhe pse një gjë e tillë është pritur që të realizohet. Nga kjo parti thonë se problemi nuk është teknik dhe aspak i rastësishëm.

“Ky nuk është problem i vetëm në Komunën e Kumanovës. Dallimet e mëdha në infrastrukturë, arsim, kulturë etj, mes vendeve të banuara me maqedonas dhe atyre të banuara me shqiptarë janë dukshëm të theksuara. Sikur t’i shihte një vizitor i huaj këto dallime nuk do të besonte se i takojnë një shteti e aq më pak një komune. Shumë lagje të banuara me shqiptarë në qytetin e Kumanovës ende janë të pa asfaltuara, me këtë mungojnë edhe projekte tjera në zonat ku jetojnë shqiptarë. Vetëm gjatë këtij viti në lagjen Dardania (Rruga “11 Nëntori”), dy rrugë janë asfaltuar vetëm me kontributin e qytetarëve të cilët banojnë në atë rrugë” thuhet në reagimin e RDK Kumanovë.

Ndërsa sipas tyre kur bëjmë fjalë për sferën e arsimit, të gjithë jemi dëshmitarë se për shqiptarët në qytetin e Kumanovës kjo sferë është gjithnjë problemtaike ndërsa shqetësimet e këtij aspekti janë të vjetra dhe të trashëguara.

“Në Kumanovë kemi tre shkolla të mesme ku mësojnë nxënësit shqiptarë por asnjë sallë sportive,madje nxënësit e një shkolle mësojnë në baraka lëvizëse” thuhet në reagimin e RDK Kumanovë. / Portalb

  

Lajme të ngjashme

Back to top button