IHPQM: Do ta mbajë Teuta qëndrimin e njëjtë dhe nesër?

Instituti për Hulumtime Politike dhe Qeverisje të Mirë (Shkup) nesër organizon një debat publik me  zv/kryeministren për Integrime Evropiane nën temën “Shqiptarët në Maqedoni dhe BE”. Debati do të mbahet në selinë e Infoqendrës së Bashkimit Evropian në Shkup me fillim në ora 14.00.

Nga IHPQM thonë se meqë jemi në prag të pritjes së Progres-Raportit nga Këshilli Evropian, do të jetë interesante të analizohet nëse znj.Arifi do ta mbaj qëndrimin e njëjte si para disa ditëve ku nga Brukseli deklaroi që “për këtë vit progres-raporti do të jetë pozitiv dhe se Maqedonia është shumë afër anëtarësimit në Bashkimin Evropian” apo do të pranoj që Maqedonia ka akoma shumë sfida për ti kaluar që ti afrohet dyerve të BE-së.

Ndryshe nga Arifi mendon Stefan Fule, Komisionari për zgjerim, i cili për portalin SET.Times ka thënë se “Vendet me status kandidat për në BE, do të mund të anëtarësohen vetëm atëherë kur do ti plotësojnë të gjitha kushtet e vendosura nga BE”.

Ai për Maqedoninë ka thënë që këtij vendit i është dhënë tre herë radhazi një mundësi për fillim të bisedimeve për anëtarësim , por kjo nismë ka dështuar sepse vendi nuk i ka plotësuar kushtet.

Po ashtu, përsëri ndryshe nga Arifi, burime të para jo zyrtare për Institutin për Hulumtime Politike dhe Qeverisje të Mirë nga Këshilli Evropian për progres raportin e këtij viti, thonë që Maqedonia do të përballet me kritika të forta sa i përket sferave në lidhje me marrëdhëniet ndëretnike, riformimin e sistemit të gjyqësisë, problemit të lirisë së mediave gjegjësisht në problemin kyç me pavarësimin e tyre nga pronarë që i takojnë sferës politike./Portalb

Lajme të ngjashme

Back to top button