Lëvizja BESA apeloi te votuesit: Më 5 maj të shfrytëzoni të drejtën e votës

Partia opozitare shqiptare, Lëvizja BESA ka apeluar deri te votuesit e saj që në rrethin e dytë të zgjedhjeve presidenciale – 5 maj 2019 të shfrytëzojnë të drejtën e votës, pasi që siç thonë nga atje, procesi euro-atlantik mund të dëmtohet nëse krijohet një krizë e re në Presidencën e Republikës së Maqedonisë së Veriut (RMV), transmeton Portalb.mk.

“‎Duke u nisur nga fakti që Lëvizja BESA në gjithë këtë periudhe është paraqitur si një subjekt politik mjaft serioz dhe me qasje transparente gjatë gjithë procesit në rrugëtimin e Maqedonisë së Veriut drejt strukturave euro-atlantike, si dhe duke pasur parasysh që ky proces mund të dëmtohet nëse krijohet një krizë e re në institucionin e presidencës së shtetit, Lëvizja BESA si një nga aktorët kryesor politik opozitar, apelon që gjithë votuesit e Lëvizjes BESA, respektivisht qytetarët shqiptarë, të dalin më 5 maj dhe të shfrytëzojnë të drejtën e votës, duke respektuar bindjet e tyre individuale. E rëndësishme për Lëvizjen BESA është që Maqedonia e Veriut të zgjedhë një President dhe mos të krijohet krizë e re institucionale gjë do ngadalësojë proceset integruese të shtetit drejt NATO dhe BE”, thuhet në kumtesën e Lëvizjes BESA.

Lëvizja BESA nëpërmjet kumtesës ka kërkuar nga shumica parlamentare që pavarësisht epilogut të zgjedhjeve të 5-majit, të shpallen zgjedhje të parakohshme parlamentare, për arsye siç thonjë nga atje “që realiteti politik i përfaqësimit të shqiptarëve në RMV të reflektojë edhe me mandatet e deputetëve shqiptar në Kuvend të RMV-së”.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button