Osmani për apelin e Rekës: Të gjithë vinë në konceptin tonë
Zëvendëskryeministri për Çështje Evropiane, Bujar Osmani sot ka përshëndetur apelin e kandidatit për president në rrethin e parë të zgjedhjeve, Blerim Reka, dhe të njëjtin e sheh si mbështetje e asaj që është proklamuar nga ata në rrethin e parë, transmeton Portalb.mk.
“Është për t’u përshëndetur fakti se të gjithë tashmë vinë në konceptin tonë, se Republika e Maqedonisë së Veriut ka nevojë të lëvizë para, të zgjedh president, që këtë energji pozitive që e dhamë gjatë këtyre dy vjetësh, vetëm se do t’i japë më shumë fuqi. Atë energji do ta materializojë në rezultate konkrete për shtetin, në NATO, në BE, në standard të lartë të vendeve të punës, me paga të larta dhe për jetë më të mirë të qytetarëve. Atë që ne e kemi proklamuar në rrethin e parë të zgjedhjeve, e shohim se tash edhe të tjerët e mbështesin, që do të thotë se ideja ka qenë e mirë”, tha Osmani.
Këtë koment Osmani e dha gjatë konferencës për Lirinë e Mediave që u mbajt sot në Klubin e Deputetëve.
LEXO: Reka: Me 5 maj, të dilni sa më masivisht në votime, ta shpëtoni procesin Euro- Atlantik