Diplomatët e BE-së, OSBE-së dhe UNICEF-it nuk do organizojnë ngjarje në hotele ku nuk ka qasje për persona me pengesa

Misionet e BE-së dhe OSBE-së dhe zyra e UNICEF-it në vend nuk do të organizojnë dhe mbajnë ngjarje në hotele të cilat nuk kanë qasje të plotë për persona me pengesa, shkruan Sdk.mk, transmeton Poralb.mk.

Përfaqësuesi Benxhamin Perks në rrjetet sociale publikoi se për këtë janë marrë vesh së bashku me ambasadorin Samuel Zhbogar dhe shefin e misionit të OSBE-së, Kllemens Koja.

“Do t’i informojmë hotelet për këtë me kërkesë që qasja të zgjerohet”, tha Perks në publikim.

Nga zyra e UNICEF-it thonë se në fakt, ideja gjatë zgjedhjeve të hoteleve ku do t’i organizojnë ngjarjet, parashikohet edhe që objekti të ketë qasje të plotë për personat me pengesa.

Perks për Sdk.mk deklaroi se kjo iniciativë do të nxitë ndryshim.

“Nuk mund të ketë shoqëri të drejtë nëse nuk përfshihen të gjithë njerëzit, ndërsa personat me pengesa nuk mund të përfshihen nëse rrethina nuk ndryshon. Iniciativa e përbashkët e BE-së, OSBE-së dhe UNICEF-it gjatë organizimit të ngjarjeve t’u jepet prioritet hoteleve që janë plotësisht të qasshme është iniciativë që ka për qëllim që personave me pengesa t’u mundësojë të marrin pjesë dhe të kontribuojnë në punë që ne e përkrahim në mënyrë dinjitoze. Shohim se disa hotele dhe vende bëjnë përmirësim në këtë drejtim, por shumë prej tyre ende nuk kanë qasje përkatëse në sallat e konferencave për personat që përdorin karrocë dhe nuk kanë toalete qasëse”, tha Perks.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button