Dita e fundit e fushatës për president, nga mesnata heshtje zgjedhore

Kandidatët për presidentin e pestë të shtetit, Stevo Pendarovski dhe Gordana Siljanovska-Davkova, i shfrytëzojnë orët e fundit për t’i bindur qytetarët që më 5 maj ta japin votën  për programet e tyre. Edhe të dy kandidatët presin se do të fitojnë të dielën, në raundin e dytë të zgjedhjeve presidenciale.

Sipas Pendarovskit, mbështetja për të do të thotë perspektivë më të mirë për të gjithë, aderim të sigurt në Evropë, vazhdim të reformave dhe rruga e përbashkët drejt përparimit, zhvillimit dhe integrimit në NATO, por edhe dhënie fund “gruevizmit”.

Kundërkandidatja e tij Siljanovska-Davkova megjithatë, aduti kryesor i së cilës është sundimi i të drejtës dhe pret që shteti ynë të reformohet në çdo pikëpamje dhe se reformat duhet të fillojnë nga ata më lartë.

Kandidati i cili me ta mori pjesë në raundin e parë, Blerim Reka, përmes Fejsbukut u shprehu falënderim pothuajse 80.000 votuesve që e kanë mbështetur dhe ka shkruar se e drejtë e tyre është që të vendosin për cilin do ta japin votën e tyre në raundin e dytë.

“Ato janë vetëm votat tuaja. Ajo është e drejta juaj dhe ju vetë të vendosni për cilin do të votoni në raundin e dytë. Do ta përsëris të njëjtën që e thashë në fillim të fushatës time presidenciale: unë nuk jam tregtar me votat tuaja dhe nuk do t’ju bind për cilin do të votoni këtë javë.  Tregtia me votat tuaja është kundër konceptit tim për Republikën, veçanërisht  me shtyllën e saj kryesore  – sundimi i së drejtës”, porositi Reka.

Aleanca për Shqiptarët në Kryesinë qendrore dje konkludoi se raundi i dytë i zgjedhjeve presidenciale po zhvillohet pa ofertë konkrete për qytetarët dhe bëri apel ata të dielën ta shprehin sovranitetin e tyre.

“Partia e përsërit qëndrimin e shprehur gjatë fushatës zgjedhore  se mbështetësit e saj nuk i llogarit pronë dhe plaçkë në funksion të interesave meskine të individëve të veçantë. Çdo vote ndaj nesh është forcim i partneritetit me ju për të bashkëndërtuar, jetësuar dhe fuqizuar platformën politike të ASH-së në funksion të barazisë juridiko- kushtetuese dhe socio- ekonomike të shqiptarëve në RMV”, konkluduan nga partia e Ziadin Selës.

Bashkimi Demokratik për Integrim  (BDI), megjithatë në tubimin në Shkup u bëri thirrje anëtar[ve të dhe simpatizantëve të vet që mbështetjen t’ia japin kandidatit konsensual Pendarovskit. ” Të dalim më 5 maj dhe ta mbështesim kandidatin pro-evropian drejt NATO-s dhe BE-së”, ka porositur udhëheqësia e BDI-së – partneri i koalicionit të LSDM-së në Qeveri.

Heshtja zgjedhore do të fillojë në mesnatë. Gjatë heshtjes 24-orëshe do të votojnë të burgosurit, të sëmurit dhe personat e pamundur, personat e zhvendosur brenda vendit dhe në diasporë. Të dielën të drejtë vote do të kenë 1.808.131 qytetarë të regjistruar në Listën Zgjedhore.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button