Identifikohet fallxhorja e cila grabiti flori në Strugë

Policia e Strugës tashmë ka lëshuar fletarrest për një shtetase të Shqipërisë, e cila nëpërmjet mashtrimit (fallit) ka arritur të vjedh një sasi të madhe parash dhe stoli ari nga disa qytetarë të Strugës.

Nga policia gjithashtu konfirmojnë se kjo shtetase e Shqipërisë tashmë nuk ndodhet në Maqedoni dhe presin që ajo të arrestohet nga policia shqiptare për llogari të asaj maqedonase, pasi tashmë është bërë identifikimi i plotë dhe është dokumentuar veprimtaria e saj kriminale në fshatrat e Strugës.

Fallxhorja nga Shqipëria, e shoqëruar edhe nga një qytetare e këtij vendi, e cila ka njohur mirë terrenin, sepse për një kohë të gjatë ka lypur në fshatrat e Strugës, kanë arritur me anë të mashtrimit të grabisin një sasi të konsiderueshme stolish ari  dhe para në disa familje në Strugë. Edhe pse akoma rasti është në proces hetimi, deri tani është evidentuar se pre e mashtrimit të fallxhoreve kanë rënë disa persona nga Frëngova, Dollogozhdi, Veleshta  dhe nga fshatra të tjera të Strugës, kryesisht të gjinisë femërore./portalb/

Lajme të ngjashme

Back to top button