Gjashtë të vdekur nga vërshimet në Spanjë

Të paktën gjashtë vetë kanë vdekur nga përmbytjet e shkaktuara nga shirat në jug të Spanjës, siç bëjnë me dije zyrtarët. Midis të vdekurve ishin dy fëmijë, të cilët u mbytën në një makinë në qytetin e Puerto Lumbreras, raporton AP.

Fuqia e ujërave përmbysi makinat, mbylli rrugët, dëmtoi shtëpitë dhe qindra qytetarë janë të detyruar të largohen nga pronat dhe banesat e tyre. Zonat më të goditura janë krahinat e Malagas, Almerias dhe rajoni i Murcias.

Të paktën 600 njerëz u desh të evakuoheshin nga shtëpitë e tyre në rajonin e Andalucia, i cili përmban Malagan dhe Almerian.

Agjencia Meteorologjike e Spanjës tha se gati 245 litra ujë për metër katror, kishte rënë vetëm të premten në mëngjes./Portalb

Lajme të ngjashme

Back to top button