U sulmua me thikë një mësuese në Prishtinë

Në shkollën fillore “7 marsi” në Prishtinë, nëna e një nxënëseje ka sulmuar me thikë mësuesen e fëmijës së saj.

Policia njofton se ka arrestuar të dyshuarën B.D, 38-vjeçare, e cila sulmoi me armë të ftohtë edukatoren me iniciale A.P, 49 vjeçe, e cila ka pësuar lëndime trupore, transmeton REL.

Autoritetet e rendit po e hetojnë këtë rast.

Kryetari i Prishtinës, Shpend Ahmeti, ka reaguar përmes një postimi në Facebook, ku ka shkruar se ai ka vizituar edukatoren, e cila po merr trajtim mjekësor në Qendrën Klinike Universitare, duke shtuar se ajo është jashtë rrezikut për jetë.

“Mësueses, që me dekada punon në Komunën tonë për të përcjellur dhe përgatitur gjenerata të parashkollorëve, i urojmë shërim të shpejtë”, shkruan Ahmeti në postimin e tij në Facebook.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button