Shqipëri, Nard Ndoka bëhet zv/ministër i brendshëm

Nard Ndoka pak ditë pasi iu bashkua koalicionit qeveritar ka marrë postin e zv.ministrit të Brendshëm të Republikës së Shqipërisë. Kreu i PDK-së në prononcimet për shtyp për largimin nga koalicioni opozitar është shprehur se iu bashkua Berishës për shkak se opozita është e çorientuar.

Ndoka ka theksuar se, “prej kohësh kishim çarje në koalicionin me PS-në dhe kreun e PS-së, Edi Rama” dhe se ndarja përfundimtare erdhi për shkak se nuk u respektuar marrëveshja për reformën zgjedhore. 

Pavarësisht se Ndoka shprehet se marrëveshje parazgjedhore me PD-në është në parim, ai tregon se përveç postit të zv.ministrit do të marrë edhe disa drejtori.

Ndoka, ishte pjesë e mazhorancës qeverisëse, ku gjatë periudhës prill 2007 – korrik 2008 mbajti postin e ministrit të Shëndetësisë. Kreu i PDK-së u largua nga koalicioni qeveritar me pretendimin se Berisha kishte prishur marrëveshjen e nënshkruar, pasi vendosi që Ministrinë e Shëndetësisë t’ia jepte aleatit tjetër, Partisë Republikane./Portalb

Lajme të ngjashme

Back to top button