Java e fundit e fushatës para votimit përfundimtar për zgjedhjen e presidentit

Fillon java e fundit e fushatës së raundin e dytë të zgjedhjeve presidenciale që duhet të mbahen më 5 maj. Pritet kandidatët Stevo Pendarovski dhe Gordana Siljanovska Davkova të vazhdojnë me tribunat dhe mitingjet në të cilat para votuesve do ta prezentojnë programin e tyre zgjedhor.

Për festa e Pashkëve që të dy kandidatët nuk patën aktivitete parazgjedhore klasike, por vetëm takime me qytetarët dhe vizitë në më shumë objekte fetare.

Fushata do të zgjasë deri të premten në orën 24 kur fillon heshtja parazgjedhore. Të shtunën do të votojnë personat e pamundur, të sëmurët dhe personat në burg dhe paraburgim, si edhe qytetarët me punë të përkohshme jashtë vendit të cilët janë paraqitur për të votuar në përfaqësitë konsullore diplomatike në vend,

Që të kenë sukses zgjedhjet më 5 maj është e domosdoshme të dalin të paktën 40 për qind e votuesve të regjistruar në listën e vetme zgjedhore apo 723.253 nga gjithsej 1.808.131 votues të regjistruar. Do të fitojë kandidati i cili do ta fitojë shumicën e votave. Nëse nuk plotësohet censusi zgjedhjet do të konsiderohen të pasuksesshme dhe kryetari i Kuvendit do të duhet të shpallë zgjedhje të reja.

Sipas paralajmërimeve paraprake nga partitë politike, nëse zgjedhjet nuk kanë sukses parashihet edhe opsioni për ndryshime kushtetuese dhe presidenti i shtetit të zgjidhet në Kuvend në vend se në zgjedhje të drejtpërdrejta. Kryeministri Zoran Zaev, këtyre ditëve paralajmëroi se është e mundshme mbajtje e zgjedhjeve të parakohshme parlamentare së bashku me zgjedhjet e përsëritura presidenciale nëse nuk plotësohet censusi në zgjedhjet.
Lideri i opozitës dhe kryetar i VMRO-DPMNE-së, Hristian Mickoski pret të arrihet censusi në raundin e dytë të zgjedhjeve presidenciale më 5 maj.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button