Gjendet diamanti 158,2 karat, vlen 1,5 milionë dollarë

Në një minierë ari në pjesën lindore të Rusisë, në Yakutia është zbuluar diamanti rekord, i cili është 158,2 karat dhe vlen 1,5 milionë dollarë.

Ky diamant i veçantë dhe tepër i bukur, por edhe tepër i madh gjithashtu është në formë të rrumbullakët, transparent dhe i padëmtuar.

Sipas një listë ku renditen diamantet super të mëdhenj në mbarë botën, ky diamant i gjetur në Rusi, renditet në vendin e 32-të, për shkak të madhësisë së tij.

Diamanti më i madh në botë, prej 3,106 karat është gjetur në Afrikën e Jugut, në vitin 1905 dhe morri emrin e pronarit të minierës së diamanteve.

Mësohet gjithashtu se ky diamant super i madh u nda dhe u pre në shtatë gurë të mëdhenj dhe në 96 gurë të vegjël./Portalb

Lajme të ngjashme

Back to top button