BDI-ja nesër do ta zgjedhë kryesinë e re të Forumit Rinor
Bashkimi Demokratik për Integrim (BDI) nesër, 28 prill 2019 do ta mbajë Kuvendin Zgjedhor të Forumit Rinor të partisë, transmeton Portalb.mk.
Në këtë Kuvend do ta zgjedhë kryesinë e re të Forumit Rinor, kryetarin, nënkryetarët, sekretarin dhe zëdhënësin.
Kuvendi do të fillojë në ora 14:00, ndërkaq mbahet në sallën sportive të shkollës së mesme të mjekësisë në në Tetovë.