Talibanët sërish kanë sulmuar forcat e sigurisë afgane

Zyrtarët afganë njoftuan se 9 policë janë vrarë pas një sulmi të talibanëve në konvojin e forcave të sigurisë, transmeton REL. 

Një zëdhënës i provincës Farah tha se militantët arritën që më pas të sulmojnë edhe stacionin kryesor të policisë mirëpo pas luftimeve disa orëshe forcat e sigurisë arritën të marrin kontrollin mbi objektin.

Talibanët kontrollojnë një pjesë të madhe të kësaj province që ndodhet në kufi me Iranin.

Rajoni ka qenë për muaj të tërë fushëbetejë mes mitantëve dhe forcave të sigurisë afgane.

Sulmet e talibanëve ndaj forcave të sigurisë janë shtuar përderisa Shtetet e Bashkuara por vazhdojnë përpjekjet që përmes bisedimeve me talibanët të arrijnë një marrëveshje për dhënien fund të luftës rreth 17 vjeçare në Afganistan.

Rrethi i ri i bisedimeve është planifikuar të mbahet muajin e ardhshëm në Katar.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button