Edhe sot mot i ngrohtë, fundjavë me temperatura të larta

Edhe sot në Maqedoni do të ketë mot të ngrohtë dhe me diell. Do të fryjë erë e dobët me drejtim jugperëndimor dhe perëndimor. Temperaturat e mëngjesit do të jenë prej 10 deri më 20 gradë celsius ndërsa ato maksimale do të arrijnë deri më 35 gradë.

Në Shkup do të mbajë mot i ngrohtë dhe kryesisht me diell. Temperatura e mëngjesit do të jetë 14 gradë, ndërsa ato maksimale të ditës do të arrijnë deri më 33 gradë celsius. Mot i ngjashëm do të ketë edhe gjatë fundjavës. Ju dëshirojmë një fundjavë të këndshme./Portalb

Lajme të ngjashme

Back to top button