Fashizëm i përhershëm

Përkundër mjegullimës direkte në lidhje me dallimet mes formave të ndryshme të fashizmit, mendoj se është e mundur të bëhet një listë e vetive të cilat janë tipike për atë që kisha dashur ta quaj Ur-fashizëm, apo Fashizëm i përjetshëm. Këto veti nuk mund të organizohen në sistem – shumica e tyre janë në kundërshtim njëra me tjetrën. Poashtu, ato janë tipike edhe për ca forma tjera të despotizmit apo fanatizmit. Por, mjafton që njëra prej tyre të jetë prezente që të lejohet fashizmi të koagullon rreth saj.  

1.
Vetia e pare e Ur-fashizmit është kulti i tradicionit. Gjithsesi, tradicionalizmi është më i vjetër se fashizmi. Jo vetëm që ka qenë tipik për mendimin katolik kundër-revolucionar pas revolucionit Françez, por ka lindur në erën e vonshme të helenizmit, si reakcion i racionalizmit klasik grek. Në Zonën e Mesdheut, njerëzit me religjione të ndryshme (shumica e religjioneve që i ka pohuar panteoni romak) kanë filluar të ëndërojnë për paraqitje (zbulim), e cila ka qenë e pranuar në agimin e histories së njerëzimit. Kjo paraqitje, sipas mistakes tradicionale, një kohë të gjatë ka qenë e fshehur në shtresën e gjuhëve të haruara-hieroglifet egjiptase, runet e keltëve, në shënimet e religjioneve aziatike më pak të njohura.

Kjo kulturë e re është dashur të jetë sinkretistike. Sinkretizmi nuk e ka kuptimin vetëm siç qëndron në fjalor: “kombinimi i formave të ndryshme të besimit apo veprimit”, por edhe se ai kombinim patjetër të lejon kundërshtime. Çdonjëra nga porositë amë, përmban një grimë nga e vërteta, edhepse ato tregojnë gjëra të ndryshme dhe jo të përshtatshme, kinse të gjitha ato, faktikisht aludojnë në mënyre alegorike për të vërtetën e njejtë.

Si pasojë, këto kultura nuk lejojnë përparim në mësimin. Sipas tye, e vërteta më ëhtë e njohur, njëherë e përgjithmonë: gjithçka që ne mund të bëjmë – ta interpretojmë porosinë e njejtë.
Nëse u hedhni sy rafteve që në libraritë amerikane janë të shënuar me Nju Ejxh (New Age), do të gjeni libra të Shën Augustinit, i cili, me sa e di unë, nuk ka qenë fashist. Por kombinimi i Shën Augustinit me Stounhenxh (Stonehenge) është shenjë e Ur-fashizmit.

2.
Tradicionalizmi implikon përjashtimin e modernizmit. Edhe fashistët edhe nacistët e kanë adhuruar teknologjinë, ndërsa mendimtarët tradicional zakonisht e përjashtojnë si negacion i vlerave shpirtërore tradicionale. Prapseprap, edhepse nacizmi ka qenë krenar me arritjet e veta industriale, falenderimi i tij ndaj modernizmit ka qenë vetëm në sipërfaqen e ideologjisë së ndërtuar nga gjaku dhe toka (Blut und Boden). Përjashtimi i botës moderne ka qenë i përmirsuar përmes moslejimit të mënyrës kapitaliste të jetesës. Arsimimin, apo erën e Mendjes së shëndoshë, e kanë parë si fillim të korupcionit moral modern. Në këtë drejtim, Ur-fashizmi mund të definohet si iracionalizëm. 

3.
Iracionalizmi poshtu mvaret nga kulti akcion për shkak të akcionit. Pasiqë akcioni e sheh veten si të bukur, ai duhet mare para, apo pa u menduar për te. Të menduarit merret si diçka që e mposht vetinë e burrërisë. Andaj, kultura është e dyshimtë, sepse identifikohet me qëndrimet kritike. Mosbesimi ndaj botës intelektuale gjithmonë ka qenë simptom i Ur-fashizmit: duke filluar nga ajo se urtësia e dashur e Herman Gering-ut ka qenë fjalia nga drama e Hans Jost(Hanns Johst:  “Kur e dëgjoj fjalën kulturë, zhytem pas revoles”) e deri te përdorja e shpeshtë e shprehjeve të tipit “intelektual të degjeneruar”, “kokëvezë”, “snobë të harxhitur” dhe “Univerzitet janë foletë e të kuqëve”. Intelektualët official fashist, kryeshisht kanë qenë të angazhuar në sulmimin e kulturës moderne dhe intelegjencës liberale, me arsyetim se i kanë tradhëtuar vlerat tradicionale morale.

4.
Shpirti kritik bën dallime, kurse dallimi është shenjë e modernizmit. Në kulturën moderne, shoqata shkencore e promovon mospajtimin si mënyrë të përmirsohet dituria. Për Ur-fashizmin, mospajtimi është tradhëti.

5.
Krahas asaj, mospajtimi është shenjë e arsimimit të ndryshëm. Ur-fashizmi ritet dhe kërkon koncenzus përmes shfrytëzimit dhe keqësimit të frigës natyrore nga e ndryshmja. Apeli i pare i lëvizjeve fashiste në zhvillim e sipër është apeli kundër ndërhyrësve. Andaj, Ur-fashizmi sipas definicionit është racist.

6.
Ur-fashizmi krijohet në bazë të frustrimeve individuale apo shoqërore. Prandaj njëra nga vetitë tipike të fashizmit historic ka qenë apel për shtresën e mesme të frustruar, klasë e kapluar me krizë ekonomike apo me ndjenjë të poshtërsimit politik, e frikësuar nga shtypja e grupeve më të ulta shoqërore. Në kohën tone, “proleterët” e vjetër shëndrohen në borgjez të vegjël (kinse borgjezia është në shkallë të lartë e çkyqur nga politika), andaj fashizmi në të ardhmen do ta kërkon publikun e vet tek kjo shumicë.

7. Njerëzve të cilët kanë ndjenjë se iu është marrë identiteti i qartë shoqëror, Ur-fashizmi u thotë se privilegjioni i tyre i vetëm është pika më e përbashkët që i lidh, vendlindja e përbashkët. Ky është fillimi i nacionalizmit. Krahas kësaj, njerëzit e vetëm që munden të sigurojnë identitet për kombin janë armiqët e tij. Prandaj në rrënjët e psikologjisë Ur-fashiste gjednet opsesioni pa vërejtje, sipas mundësive ndërkombëtar.  Idhujtarët patjetër të ndjehen si në kurth. Mënyra më e lehtë për realizimin e vërejtjeve është apelimi tek ksenofobia. Por, vërejtja mundet poashtu të vjen edhe nga brendia. Hebrejtë zakonisht janë qëllimi më i mirë pasiqë ata kanë përparsinë edhe nga brenda edhe nga jasht. Në SHBA, shembull për opsesion me vërejtje mund të gjendet tek Rradhitja e Re Botërore e Pat Robertson-it (Pat Robertson, New World Order), por, siç jo moti pamë, ka edhe shumë të tjerë.

8.
Idhujtarët medoemos të ndjehen të poshtërsuar me pasurinë e madhe dhe fuqinë e armiqëve të tyre. Kur isha foshnjë më mësonin se anglezëtjanë njerëz të cilët hanë pesë here në ditë. Ata hanin shumë më shpesh se të varfurit, por italianë të kthjellët. Hebrejtë janë të pasur dhe i ndihmojnë njëri tjetrit përmes rrjetit të mshehur për ndihmë të ndërlishur. Nga ana tjetër, idhujtarët e Ur-fashizmit medoemos të jenë të bindur se munden ti mpshoshtin armiqtë e tyre. Pra, me zhvendosjen e vazhdueshme të fokusit retorik, armiqtë i gjejmë njëkohësisht sis hum të fuqishëm dhe tepër të dobët. Qeverisjet fashiste janë të dënuara ti humbin betejat pasiqë ata sipas përbërjes së tyre nuk janë në mundësi në mënyrë objektive ta vlerësojnë fuqinë e armikut.

9.
Për Ur-fashistët nuk ekziston lufa për jetë, jeta jetohet si luftë. Prandaj, pacifizmi është bashkëpunim me armikun. Ai është i keq pasiqë jeta është luftë e pëhershme. Kjo, nga ana tjetër e sjell kompleksin e Armagedon-it. Nga arsyja se armiqtë duhet qenë të mposhtur, medoemos të ekziston edhe një betej përfundimtare, pas të cilës lëvizja do ta mer kontrollin mbi botën. Por “zgjidhje përfundimtare” e tillë implikon periudhë të paqes së mëtutjeshme (“zlatno doba”-periudha e artë), e cila është në kundërshtim me principin për luftë të përhershme. Nuk ekziston udhëheqës fashist i cili e ka zgjidhur këtë paradoks.

10.
Elitizmi është aspekt tipik për të gjitha ideologjitë reakcionare, që në bazë është mënyrë aristokrate, kurse elitizmi aristokrat dhe militar ndikon ashpër në urrjetjen ndaj më të ligëve. Ur-fashizmi mundet të përfaqëson vetëm elitizëm popullor. Çdo qytetar i takon pupollit më të mire në botë, anëtarët a parties janë më të mirët në mesin e qytetarëve, çdo qytetar mundet (dhe duhet) të jetë anëtar i parties. Por, nuk mund të mer pjesë në ndarje pa pjesmarje. Faktikisht, Udhëheqësi, duke qenë i vetëdishëm se fuqia e tij nuk është e deleguar në mënyre demokratike, por me force, poashtu e din se forca e tij bazohet në dobësinë e masës: ata janë aq të dobët saqë iu duhet dhe e meritojnë një sundues.

11.
Në perspektivë të këtillë, çdo i arsimuar të jetë heroj. Në të gjitha mitologjitë, heroi është krijesë e veçantë, por në ideologjinë e Ur-fashizmit heroizmi është normë. Ky kult e heroizmit është ngushtë i ludhur me kultin e vdekjes. Jo rastësisht motoja e falangave spanjolle ka qenë Viva la Muerte (“Rroftë vdekja!”). Në shoqëritë jo-fashiste, opinjonit laik i thuhet se vdekja nuk është e këndshme, por duhet pritur me nder. Fetarëve iu thuhet se ajo është mënyrë e prishur që të arihet fuqia mbinatyrore. Në kundërshtim me të, heroi i Ur-fashizmit me padurim pret vdekjen. Për shkak të atij padurimi, ai më shpesh i dërgon njerëzit tjerë në vdekje.

12.
Pasiqë lufta e përhershme edhe heroizmi janë loja të vështira për tu luajtur, Ur-fashisti e transferon forcën e vet kah vullneti për punë seksuale. Ljo është baza e muçizmit (kush bart me vete edhe urrejtje ndaj grave edhe jotolerim edhe dënim të shprehive seksuale jo-standarde, prej virgjinitetit deri tek homoseksualiteti). Pasiqë edhe seksi është lojë e rëndë për ta luajtur, heroi Ur-fashist e luan përmes armëve-ky veprim bën ndrimin e falusit për ushtrim.   

13.
Ur-fashizmi bazohet mbi populizëm selektiv, apo, me fjalë tjera popilizëm kvalitativ. Në demokraci, qytetarët kanë të drejta individuale, por qytetarët si grup kanë ndikim politik vetëm në aspektin kvantitativ-ndjeken vendimet e shumicës. Për Ur-fashizmin, nga ana tjetër, individët si individë nuk kanë të drejtë, kurse populli meret si kvantitaiv, njëshmëri monolite e cila e shpreh vullnetin e përbashkët. Pasi nuk ekziston bashkësi e madhe e krijesave njerëzore ku të gjithë do të kishin pasur mendim dhe vullnet të njejtë, sepse e kanë humbur fuqinë për të deleguar. Qytetarët vetëm janë të ftuar ta luajnë rolin e popullit. Ashtu, Populli është vetëm një funkcion teatral. Në ardhmëri do të paraqitet populizëm televiziv apo i internetit, ku përgjigja emocionale e një grupi qytetarësh do të jetë e prezentuar si Zë i Popullit.

Për shkak të populizmot kvalitativ, Ur-fashizmi medoemos të jetë kundër qeverive të “prishura“ parlamentare. Kur ndonjë politikan do të dyshojë në legjitimitetin e parlamentit pasiqë ai e përfaqëson Zërin e Popullit, mundemi të themi se ka Ur-fashizëm.

14.
Ur-fashizmi përdor fjalim të Ri.Termi Fjalim i Ri ka qenë i shpikur nga Xhorxh Orvell, në veprën 1984, si gjuhë zurtare e asaj që e kanë quajtur Angsoc, Socializëm Anglez. Elementet e këtilla të Ur-fashizmit gjendet edhe në format tjera të diktaturës. Të gjitha librat naciste apo fashistike kanë përdorur fjalor të varfur me sintaksë elementare, me qëllim ta kufizojnë instrumentin e të menduarit kritik dhe kompleks.

Njëkohësisht duhet mësuar ti identifikojmë format tjera të Fjalimi të Ri, bile edhe kur e kanë paraqysh formën e pastër të emisionit të njohur televiziv.

Ur-fashizmi ende gjendet në rrethin tonë, disa herë i mveshur në roba civile. Do të kishte qenë shumë lehtë për ne kur në skenën botërore do të kishte dalë ndokush e të thotë “Unë dua përsëri ta hap Aushvicin, dua Këmishëzitë përsëri të paradojnë në qendrat e Italisë”. Jeta nuk është aq e thjeshtë. Ur-fashizmi mund të kthehet me maskë të pafajshme. Detyra jonë është ta zbulojmë dhe të tregojmë për çdo inkarnim të ri – çdo ditë, në çdo pjesë të botës. Vlen të përkujtohemi në fjalët e Frenklin Ruzveltit, të shprehura në 4 nëntor të viti 1938: “Nëse demokracia amerikane ndalon lëvizjen e saj si fuqi e gjallë, dukë kërkuar ditë e natë, me mjete të qeta, mënyra për përmirësimin e jetës së qytetarëve tonë, fashizmi në vendin tonë do të fiton në forcë.” Liria dhe çlirimi janë detyrë që nuk mbaron.

Burimi: Agora

Lajme të ngjashme

Shiko edhe
Close
Back to top button