Çmimi që u solli emocione të mëdha

U mbajt festivali i parë kushtuar flamurit dhe njëqindvjetorit të Pavarësisë së Shqipërisë organizuar nga Radio Televizioni i Kosovës. Kënga “Flakëro flamuri im” të realizuar nga Naim Gjoshi dhe Xhevdet Gashi, interpretuar nga dueti Besiana Mehmedi dhe Shkodran Tolaj u shpërblye me çmimin e dytë.

Sipas Besianës pjesëmarrja në këtë festival ishte paraqitja e cila i solli më tepër emocione se çdo paraqitje tjetër gjatë 13 viteve karrierë në skenën e festivaleve. “Mbase kjo ndodh nga dëshira që t’i këndojmë sa më bukur flamurit në 100 vjetor”, ka thënë ajo për “Zëri”.

Ndërkaq Shkodrani falënderon Shkupin për vlerësimin dhe votat maksimale. “Jam shumë i kënaqur që arrita të marrë një çmim simbolik në këtë festival”, ka thënë ai për “Zëri”. Shkodrani së shpejti do të bëjë dhe një këngë tjetër kushtuar 100 vjetorit, që do ti dedikohet posaçërisht shqiptarëve të Maqedonisë.

Lajme të ngjashme

Back to top button