Gjendet një varrezë masive në Bosnjë

Instituti për Persona të Zhdukur në Bosnjë, INO, thotë se ka shumë gjasa se eshtrat iu përkasin viktimave boshnjake, që janë vrarë në nëntor të vitit 1992.

“Zhvarrosja në këtë zonë do të vazhdojë, sepse presim të gjejmë më shumë viktima, që kanë vdekur në vitin 1992. Po kërkojmë një grup prej 38 personash, trupat e të cilëve ende nuk janë gjetur. Sidoqoftë, shpresoj se pas analizave të AND-së do të mund të themi nëse eshtrat iu përkasin atyre”, tha Lejla Çengiç, zëdhënësja e Institutit.

Prokuroria e Shtetit e Bosnjës lëshoi një deklaratë, duke thënë se eshtrat do të transportohen në Qendrën Përkujtimore në Tuzla për ekzaminime të mëtejshme eksperte dhe identifikime përmes analizës së ADN-së.

Instituti për Persona të Zhdukur thotë se ka gjetur se një nga nëntë viktimat e zhvarrosura është grua.

“Viktimat ishin hedhur sipër njëra-tjetrës dhe ishin varrosur në një varr të cekët”, tha Cengic.

Zhvarrosja u mbikëqyr nga një hetues bashkë me prokurorin e Bosnjës. Përfaqësues të INO-s dhe të Komisionit Ndërkombëtar për Personat e Zhdukur, ICMP, një mjek i gjykatës, punonjës të Qendrës Përkujtimore në Tuzla dhe oficerët e policisë së Ministrisë së Punëve të Brendshme të Republikës Srpska që morën pjesë në zhvarrosje.

Sipas shifrave të ICMP-së, në fund të konflikteve në Bosnjë dhe Hercegovinë ishin rreth 30 000 persona të zhdukur, që supozoheshin të vdekur.

Deri tani dy të tretat janë identifikuar dhe rreth 10 000 ende po mungojnë./Portalb

Lajme të ngjashme

Back to top button