Rruga e Maqedonisë drejtë Evropës, kalon nëpërmjet Shqipërisë

Rruga e Maqedonisë drejtë Evropës, kalon nëpërmjet Shqipërisë dhe Portit të Durrësit, kështu tha drejtori i Portit të Durrësit, Eduar Ndreu, sot në Shkup, kur edhe bëri zyrtarisht hapjen e përfaqësisë së Portit të Durrësit në Maqedoni. 

Por, afaristët maqedonas edhe më tej si alternativë të vetme e shohin Portin e Selanikut meqë eksitojnë shumë bariera të cilat duhet të tejkalohen. Sipas tyre pa një infrastrukturë të mirë hekurudhore dhe rrugorë nuk do të mund të shfrytëzoj Maqedonia rrugën detare nëpërmjet Durrësit.

“Shqipëria është rruga më e shkurtë për të dal Maqedonia në Evropë, ne duhet të punojmë që t’i tejkalojmë barierat për t’i afruar rrugët, duhet ta kemi të qartë se ndoshta rruga e vetme është porti i Durrësit. Shërbime primare janë siguria, cilësia e shërbimit, shpejtësia dhe çmimi volitshëm”, nënvizoi Ndreu para afaristëve në Shkup.

Ambasadori i Shqipërisë Arben Cejku hapjen e përfaqësisë së Durrësit nuk e lidhë me ndërprerjet e herëpashershme të Portit të Selanikut dhe marrëdhënieve ekonomike në mes Maqedonisë dhe Greqisë, por e gjithë kjo bëhet në kuadër të marrëdhënieve ekonomike ne mes Maqedonisë dhe Shqipërisë, intensifikimi i bashkëpunimit ekonomik, rritjes së shkëmbimit tregtar dhe për shkak perspektivës së marrëdhënieve ekonomike të Maqedonisë me pjesën perëndimore të Evropës, ku përfshihet Shqipëria

“Edhe pse ne nuk jemi ende vende anëtare e Bashkimit Evropian, por rruga tregtare ekonomike e Maqedonisë me vendet e BE është  shumë e afërt nëpërmjet Shqipërisë. Kërkojmë që Maqedonia të investojë në pjesën veri perëndimore të saj. Shqipëria ka investuar shumë në infrastrukturën rrugore dhe vazhdon të investoj edhe me tej. Po ashtu Porti i Durrësit ka shërbime cilësore dhe se me rregullimin e infrastrukturës nga të dy anët do t’iu mundësohet afaristëve shkurtim i rrugës për shembull me rrugën e Arbërit rruga Shkup-Durrës shkurtohet për 100 km. Nëse përfundohet rruga e Arbërit që Shqipëria pothuajse e  ka mbaruar kurse në Maqedoni ende nuk ka filluar” tha Çejku.

Edhe drejtori i Agjensionit për investime e jashtme Visar Fida ka thënë se shumë kompani të huaja në Maqedoni orientim kryesor e kane eksportin në vendet evropiane dhe hapja e përfaqësie së Durrësit në Shkup do të jetë një alternativë e mundshme, për të mos pritur vetëm nga Selaniku 

Ndërkaq nga ana tjetër, afaristët e Maqedonisë aktualisht Portin e Selanikut e shohin si mundësit e vetme por kërkojnë investime në infrastrukturën rrugore dhe hekurudhore për ta shfrytëzuar si alternativë edhe Portin e Durrësit, përveç atij të Selanikut, i cili kohët e fundit për shkak ndërprerjes së kohë pas kohëshme ju sjelle dëme të mëdha afaristëve tanë./Portalb

Lajme të ngjashme

Back to top button