BDI-ja do të kërkojë zgjedhje në dhjetor

BDI-ja do të kërkojë zgjedhje në dhjetor nëse Maqedonia nuk merr datë për negociata këtë vjeshtë, këtë qëndrim partiak për “Kapital” e prezantoi një zyrtar dhe njeri i afërt i liderit Ali Ahmeti, i cili sqaron se për këtë opsion tashmë janë të informuar edhe partnerët e koalicionit, VMRO-DPMNE.

“Kryeministri Nikolla Gruevski tha se nëse BDI-ja dëshiron, do të ketë zgjedhje. Integrimi i Maqedonisë në strukturat euroatlantike gjithmonë kanë qenë prioritet për partinë tonë, ndaj këtu, përgjegjësinë që e kemi në këtë fushë nuk na lejon të dalim me kërkesë të tillë derisa është e hapur mundësia për të marrë datë për negociata gjatë kësaj vjeshte. Këtë porosi e kemi marrë edhe nga korri diplomatik në vend, i cili nuk është i lumtur nga kriza që sundon në koalicion, e aq më pak nga mundësia që të flitet për zgjedhje derisa Komisioni Evropian e përgatit Raportin për progresin e shtetit. Por, nëse tonet pozitive nga Brukseli përfundojnë në rekomandim për anëtarësim, atëherë asgjë nuk do të na ndalojë që të vohet para kohe, theksoi ai për “Kapital”.

Burimi i njëjtë sqaron se këtë qëndrim në partinë e  morën pas disa takimeve të kreut partiak, e veçmas edhe pas dy takimeve të liderëve (Nikolla Gruevski dhe Ali Ahmeti) pas ngjarjes në Sllupçan qëndrimet për ligjin për branitellë, i cili është i ngatërruar në Kuvend, dhe për interpretimet për Sllupçanin nuk arritën që t’i harmonizonin.

“VMRO-DPMNE është e gatshme për zgjedhje, ndonëse rekomanduam se këtë nuk e kemi në fokus për momentin. Kemi qëllime para vetes për realizim, por nëse zgjedhjet janë të domosdoshme, atëherë ne jemi të gatshëm. Sepse përveç qëllimeve për të cilat po flasim, përgjegjësia jonë është t’i artikulojmë interesat e qytetarëve dhe t’i respektojmë, deklaroi drejtori i Qendrës për komunikim i partisë, Ilija Dimovski. /portalb/

Lajme të ngjashme

Back to top button