Presidencialet në RMV, BE-ja ftoi qytetarët në mënyrë masive të dalin në rrethin e dytë

Zëdhënësja e Bashkimi Evropian (BE), Maja Kocijançiq në një prononcim për “MIA”-n ka ftuar qytetarët e Republikës së Maqedonisë së Veriut (RMV), të dalin në mënyrë masive në rrethin e dytë të zgjedhjeve presidenciale, 5 maj 2019-të, transmeton Portalb.mk.

“I inkurajojmë qytetarët që ta shfrytëzojnë të drejtën demokratike dhe në numër sa më të madh të marrin pjesë në rrethin e dytë, që të bëhet e vlefshme vota e tyre”, tha Kocijançiq.

Më tej, anëtarët e BE-së kanë porositur që “të sigurohen kushtet e nevojshme për proces zgjedhor kredibil dhe transparent, dhe stabilitet të përgjithshëm politik”.

Përndryshe, sipas numërimit të 99.80% të votave nga Komisioni Shtetëror Zgjedhor (KSHZ), dalja e votuesve të RMV-së në rrethin e parë të zgjedhjeve presidenciale, 21 prill 2019-të, është 41.82 për qind (755.816 votues). Kandidati i pavarur, i mbështetur nga partitë shqiptare Aleanca për Shqiptarët dhe Lëvizja BESA, Blerim Reka ka marrë 79.915 apo 10,57% të votave të përgjithshme, dhe me këtë nuk do të shkojë në rrethin e dytë, 5 maj 2019-të.
Kandidatja e përkrahur nga partia opozitare VMRO-DPMNE-ja dhe koalicioni, Gordana Siljanovska ka marrë 319.240 apo 42,24% e votave të përgjithshme, ndërkaq kandidati i 30 partive politike, Stevo Pendarovskin mori 323.846 apo 42,85% të votave të përgjithshme.
Fletë të pavlefshme ka 32.828 apo 4,34% e numrit të përgjithshëm të votave.

LEXO: Presidencialet në RMV: çfarë tregoi dhe çfarë mund të mësojmë nga rrethi i parë zgjedhor
LEXO: Raundi i parë me dallimin më të vogël në pesë zgjedhjet e fundit (infografik)
LEXO: Reka ka harxhuar 290 mijë euro, ndërkaq Pendarovski 257 mijë
LEXO: OSBE/ODIHR: Zgjedhjet kanë qenë të organizuara mirë, të qeta dhe transparente

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button