Tërmet prej 6,4 ballësh ka goditur Filipinet

Një tërmet me intensitet prej 6,4 ballësh sipas Rihterit ka goditur Filipinet, duke shkaktuar panik në mesin e popullatës, transmeton Anadolu Agency (AA).

Qendra Amerikane e Vrojtimeve Gjeologjike (USGS) njoftoi se epiqendra e tërmetit ka qenë në qytetin Gutad, rreth 100 kilometra në veri të kryeqytetit Manila.

Tërmeti, i cili ka ndodhur në thellësi prej 40 kilometrash, ka shkaktuar panik në mesin e popullatës ndërkohë që disa hotele dhe qendra tregtare në qytet janë evakuuar.

Autoritetet ende nuk kanë dhënë informacione për viktima të mundshme si pasojë e tërmetit.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button