Pendarovski: Në rrethin e dytë pres mbështetje prej votuesve të Blerim Rekës

Kandidati për president, Stevo Pendarovski, i cili në rrethin e parë fitoi më shumë vota nga kandidatët tjerë, por me epërsi të ngushtë nga kandidatja, Gordana Siljanovska sot në konferencë për media tha se në rrethin e dytë e pret mbështetjen nga qytetarët të cilën votuan për kandidatin Blerim Reka, transmeton Portalb.mk

“Pres më shumë vota dhe fitore në bindshme rrethin e dytë, që përfundimisht Maqedonia të ketë president të të gjithë qytetarëve. Jam i kënaqur se shumica e qytetarëve në rrethin e parë votuan për Maqedoni Evropiane, për bashkësi, përparim dhe të ardhme të sigurt. Do të doja t’ju drejtohem qytetarëve që dje votuan për Blerim Rekën, prej tyre e pres mbështetjen në rrethin e dytë dhe i ftoj që masovikisht të dalin në votim. E di se numri i madh prej atyre e përkrahin vizionin tim për të ardhmen dhe Maqedoninë Evropiane dhe të integruar përkundër revizionit ndaj gjithçkaje që kemi arritur dhe bllokadat që i ka paralajmëruar Siljanovska. I ftoj të dalin dhe të votojnë sipas bindjeve personale ashtu siç mendojnë se është në rregull”, tha Pendarovski.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button