Merret në pyetje personi që dyshohet se ka hedhur në internet filmin anti-islam

Një person i dyshuar si regjisor i filmit provokativ anti-islam është marrë në pyetje nga autoritetet amerikane. Një veprim i tillë vjen pasi paraqitja e shkurtër e filmit ka shkaktuar protesta në të gjithë botën myslimane.

Nakoula Basseley Nakoula, 55 vjeç, është gjithashtu i dënuar në vitin 2010 për mashtrim bankar dhe u lirua me kusht që të mos përdorte internetin dhe alibi. Autoritetet e SHBA-ve po hetojnë, nëse ai i ka shkelur këto kushte, duke hyrë në internet, pasi dyshohet se është ai personi që ka hedhur videon në internet.

Nakoula ka thënë për agjencinë e lajmeve AFP se ka qenë menaxher logjistik për filmin. Për shkak të këtij filmi ambasadat e vendeve perëndimore janë sulmuar në Veri të Afrikës dhe Lindje të Mesme, ndërsa të paktën 10 persona kanë mbetur të vrarë nga protestat vetëm ditën e premte. SHBA ka dërguar trupa për të mbrojtur përfaqësinë diplomatike në Libi, Jemen dhe Sudan

Lajme të ngjashme

Back to top button