Radioja që ndihmon në rritjen e koncentrimit

Brain Shift Radio është e dizajnuar që të stimuloj trurin të përmirësoj vëmendjen, të bie në gjumë ose të zvogëloj shqetësimin.
Radioja interaktive e cila funksionon përmes internetit, posedon lloje të ndryshme muzikore prej atij ritmik në ambient, të cilat përshtasin aspektin psikologjik të muzikës për të “ndryshuar” trurin tuaj në disponime të ndryshme.

Krijuar nga Strong Institute, BSR është e bazuar në kërkimet e bëra gjatë tri dekadave të fundit. Inovacioni i ri në muzikë stimulon trurin tonë për të kontrolluar eksperiencat e ndryshme gjatë ditës.

Mund t’i tregoni BSR-së si dëshironi të ndjeheni dhe më pas programi zgjedh këngët më të përshtatshme për qëllimin tuaj. Gjithashtu, mundeni edhe vet t’i zgjedhni këngët që dëshironi.

Me rangimin dhe ruajtjen e listave muzikore që ju pëlqejnë, radioja mëson preferencat tuaja dhe në këtë mënyrë përmirëson zgjedhjet për juve. Opsioni tjetër është ndarja e këngëve tuaja me komunitetin online si dhe eksplorimi i muzikës së të tjerëve./Portalb

Lajme të ngjashme

Back to top button