Dibër: Arben Agolli e pranoi humbjen, i uroi fitoren Hekuran Dukës

Kandidati për kryetar komune në Dibër, Arben Agolli nga Aleanca për Shqiptarët, e pranoi humbjen në zgjedhjet e parakohshme lokale për kryetar komune të Dibrës, njofton VecerPress.

Agolli dhe bashkëpunëtorët e tij arritën në selinë e degës së BDI-së dhe e përgëzuan për fitoren Hekuran Dukën.

Të dy janë mjekë të specializuar dhe për një kohë të gjatë kanë punuar bashkë në Spitalin e Përgjithshëm në Dibër.

Përpara selisë së degës së BDI-së në Dibër tashmë po festohet.

Sipas rezultateve paraprake, Duka mori 450 vota më shumë.  Me një ndryshim pothuajse identik, Agolli humbi në raundin e dytë të zgjedhjeve lokale në tetor 2017, kur Ruzhdi Lata u zgjodh për herë të dytë kryetar komune. Ai ndërroi jetë në nëntor të vitit të kaluar, pas një sëmundjeje të shkurtër dhe të vështirë.

“Sigurisht se fitorja në Dibër ishte e pritshme. Shfrytëzoj rastin t’i përshëndes të gjithë dibranët që gjithmonë e kanë përkrahur Bashkimin Demokratik për Integrim. Dibranët edhe njëherë me pjekuri demonstruan vullnetin e tyre të lirë për të mbështetur vizionin e BDI-së”, tha ministri i arsimit, Arbër Ademi.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button