BDI: Procesi zgjedhor në përputhje me standardet evropiane (VIDEO)

Shefi i shtabit zgjedhor i Bashkimit Demokratik për Integrim Arbër Ademi, në daljen e parë para opinionit përshëndeti procesin zgjedhor dhe e vlerësoi atë sit ë qetë, korrekt dhe demokratik, përcjell Portalb.mk.

“Procesi zgjedhor sot kaloi në një atmosferë të qetë, korrekte dhe demokratike në përputhje me standardet evropiane. Institucionet e shtetit demonstruan kapacitete dhe pjekuri të lartë në organizimin e këtyre zgjedhjeve në përputhje me pritshmërinë e pjesëmarrësve në proces si dhe të komunitetit ndërkombëtar, vlerësojmë se kjo mbarëvajtje paraqet edhe një plotësim të një kushti për marrjen e datës për fillim të negociatave me bashkimin evropian”, theksoi Ademi.

Ai falënderoi të gjithë qytetarët, përkrahësit e BDI-së, që në mënyrë demokratike votuan në këto zgjedhje dhe përkrahën idenë e koncensualitetit.

Sipas rezultateve paraprake nga tereni kandidati I BDI-së për qytetin e Dibrës, Hekuran Duka është në epërsi.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button