Shabani: Masat për përgjegjësinë për gabimet drejtshkrimore, pas raundit të parë

Lidhur me pyetjen e gazetares së Portalb.mk, për gabimin drejtshkrimor në fletën e votimit, Admir Shabani nga KSHZ, thotë se gabimi nuk është në listën e votimit por vetëm në shpalljen e emrave të kandidatëve.

“Fleta e votimit me gabime gjuhësore nuk ka, ajo që është plasuar me gabime është vetëm shpallja e emrave dhe mbiemrave të kandidatëve dhe përmbajtjes së shpalljes ka pasur një gabim drejtshkrimor të cilin KSHZ e rregulloi me kohë. Të gjitha materialet që janë dorëzuar të shtypshkronja e cila ka qenë e angazhuar për shtypjen e materialit zgjedhor, kanë qenë të dorëzuara pa asnjë gabim drejtshkrimor në gjuhën shqipe. Gabimi ka ndodh te shtypshkronja, i cili është përmirësuar. Është e vërtetë kjo që e themi, mund të komunikoni edhe me Gazetën Zyrtare të Republikës së Maqedonisë së Veriut dhe të vërtetoni se shpallja e kandidatëve, që është obligim i KSHZ-së, ta bënë këtë shpallje, është e shpallur me drejtshkrim në gjuhën shqipe pa asnjë gabim”, tha Shabani për Portalb.mk.

Sa i përket pyetjes së kush do të mbajë përgjegjësi për këtë gabim, Shabani tha se pas përfundimit të rrethit të parë të zgjedhjeve do të merren hapa për këtë çështje.

“Na lejoni që të mbarojë raundi i parë i zgjedhjeve dhe pastaj KSHZ të ndërmerr hapat e caktuar për të vërtetuar përgjegjësinë e çështjes së gabimit drejtshkrimor në shpalljen e listës së kandidatëve, jo në fletën e votimit”, tha Shabani.

Teksti që është dërguar nga KSHZ

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button