Koalicioni, vetëm me Ramushin kryeministër

Anëtarja e kryesisë së Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës (AAK), Milihate Tërmkolli, i ka komentuar sot zërat që po qarkullojnë kohëve të fundit lidhur me koalicionin e mundshëm midis PDK-së dhe AAK-së, duke thënë se nuk ka diçka të vërtetë në këtë drejtim.

E pyetur nga gazetarët nëse ka pasur negociata ndërmjet këtyre dy partive për koalicion të mundshëm, ajo ka thënë se nuk është në dije për një gjë të tillë, por që ka ripërsëritur se koalicioni është i mundshëm vetëm me Ramush Haradinajn, kryeministër, transmeton KP.

Këto komente i ka bërë gjatë një konference për shtyp në të cilën ka folur lidhur me paralajmërimet e shefit të zyrës për Kosovë, në Qeverinë e Serbisë, Aleksandar Vulin, i cili ka deklaruar se qeveria e Serbisë do ta bëjë regjistrimin e popullsisë edhe në pjesën veriore të Kosovës.

Në këtë drejtim, Tërmkolli, ka kërkuar nga Qeveria e Kosovës që t’i përdorë të gjitha mjetet e ligjshme për ta penguar këtë tentative serbe. portalb/

Lajme të ngjashme

Back to top button