Zgjedhjet ndiqen nga 3.150 vëzhgues të vendit dhe 419 vëzhgues të huaj

Zgjedhjet presidenciale në vend do t’i ndjekin 3.150  vëzhgues të vendit dhe 419  vëzhgues të huaj, si dhe 20 gazetarë të huaj të akredituar nga KSHZ-ja, transmeton MIA. 

Nga vëzhguesit e vendit numër më të madh kanë MOST-1.940, pastaj Shoqata për Promovimin e Vlerave Humane dhe Integrimit Rinor MAK-SONCE Shkup 583 dhe Shoqata e Qytetarëve për Zhvillimin dhe Promovimin e Turizmit, Zhvillimit të Qëndrueshëm dhe të Drejtat e Njeriut AKSIOS 2017 Shkup 329 vëzhgues.

Vëzhguesit e huaj, më të shumtë janë nga  Misioni i OSBE / ODIHR 240, pastaj Kongresin Botëror Maqedonas 59, Ambasada e SHBA-së 42, Delegacioni i BE-së 16.

Vëzhgues kanë akredituar edhe disa  ambasada të vendeve të huaja në Maqedoni, si ambasadat e Federatës Ruse, Francës, Britanisë së Madhe, Suedisë, Hungarisë, Italisë, Shqipërisë, Sllovakisë.

Në KSHZ janë akredituar  edhe 289 përkthyes.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button