Ukrainë, nesër mbahet raundi i dytë i zgjedhjeve presidenciale

Në Ukrainë nesër mbahet raundi i dytë i zgjedhjeve presidenciale, në të cilin rreth 30 milionë votues kanë të drejtën të zgjedhin një nga dy kandidatët, presidentin aktual Petro Poroshenko dhe komedianin Vladimir Zelenskiy, të cilët fituan më së shumti vota në raundin e parë të zgjedhjeve të mbajtura më 31 mars, raporton Anadolu Agency (AA).

Vendvotimet në mbarë vendin do të hapen në ora tetë, ndërsa banorët e Ukrainës detyrën e tyre qytetare do të mund ta kryejnë deri në ora 20:00. Vendvotimet nuk do të hapen në Donbas dhe në Krime, për shkak të aneksimit nga Rusia.

Sipas anketave të fundit, favorit në raundin e dytë të zgjedhjeve konsiderohet komediani Zelenskiy.

Sipas të dhënave të publikuara nga agjencia Rating Group, Zelenskiy ka mbështetjen e 73 për qind të votuesve në Ukrainë, ndërsa Poroshenko ka vetëm 27 për qind. Është planifikuar që fituesi i rrethit të dytë më 31 maj të bëjë betimin dhe zyrtarisht të marrë detyrën si president i vendit.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button