PowerSkin sjell mbështjellës dhe bateri shtesë për Galaxy S III

Nëse jeni përdorues i Galaxy S III dhe ju duhen mbështjellës të ri për telefon dhe njëkohësisht kohë më e gjatë e përdorimit të produktit tuaj, PowerSkin ka zgjedhjen e duhur.

Mbështjellësi i ri shton 1500 mAh bateri të brendshme për të shtuar kohën e bisedës në telefon deri në 2.83 orë. Kjo sasi e re e baterisë lejon telefonin tuaj të qëndrojë në ‘stand-by’ deri në 97 orë.  

Bashkë me baterinë shtesë, në mbështjellësin nga PowerSkin vjen edhe teknologjia NFC e cila mundëson komunikimin mes dy pajisjeve që janë afër njëra tjetrës. Mbështjellësi shitet me kabllon e nevojshme e cila mundëson mbushjen me rrymë.

Është i punuar nga silikoni dhe mbron Galaxy S III nga pikat e ujit dhe pluhuri. Produkti mund të blehet tani me çmim prej 79.99 dollarë./Portalb 

Lajme të ngjashme

Back to top button