Vazhdon terri në fshatrat e Strugës

Që nga dje (e enjte) rreth 10 mijë banorë të disa fshatrave të Strugës janë pa energji elektrike. Fshatrat Frëngovë, Kalishtë, Radozhd, Rëmëz lokaliteti Guri i Drerit si dhe disa objekte hotelerike që ndodhen në këtë pjesë të Strugës natën e mbrëmshme e kaluan në terr.

Edhe pse nga EVN ankesave të qytetarëve gjithmonë u përgjigjeshin se ekipet e tyre janë në terren dhe po sanojnë gjendjen, një gjë e tillë nuk ndodhi në realitet. Mospasja e energjisë elektrike ka paralizuar jetën e përditshme si dhe bizneset që veprojnë në këtë pjesë të Strugës, ndërsa disa fshatra i ka lenë edhe pa ujin e pijshëm si rezultrat i mosfurnizimit me energji elektrike të pompave që u dërgojnë ujë bazenet grumbulluese të ujit./Portalb

Lajme të ngjashme

Back to top button