Bartomeu: Messi nuk do të luajë për Interin

Zëvëndëspresidenti i Barcelonës, Josep Maria Bartomeu, ka pranuar se ai është i interesuar t’ia ofrojë Lionel Messit një kontratë deri në fund të karrierës.

Messi dhe Barca pritet që të hapin bisedime të reja për kontratën e re javën e ardhshme në vazhdën e ndryshimeve të ligjeve të taksave në Spanjë. Messi kohë më parë deklaroi se nëse largohet nga Barca, do të luante për Interin, gjë që ka alarmuar drejtuesit në Meazza.

“Ne duam që Messi të pensionohet te Barcelona. Ai u ngrit këtu dhe ai është i paprekshëm”, ka theksuar Bartomeu./Portalb

Lajme të ngjashme

Back to top button